E Shtunë, 31 Tetor 2026

1,000 pikturat e Sotiraqit

Pas konfirmimit se nga inventari i galerisë korçare Guri Madhi mungonin 61 vepra, policia kontrolloi shtëpinë e ish-përgjegjësit të arkivit, Sotiraq Xega. Në shtëpinë e tij, në Drenovë, u gjetën rreth 1,000 piktura, që Xega pretendon se janë të tij.

Veprat e gjetura në shtëpinë e Sotiraq Xegës aktualisht janë nën mbikëqyrje të policisë, ndërkohë që në Korçë kanë mbërritur ekspertët e veprave të artit për të verifikuar nëse në mesin e 1,000 veprave të gjetura në shtëpinë e tij janë edhe ato që i mungojnë arkivit.

Fillimisht, Xega pohoi se çelësi i arkivit mund të jetë kopjuar dhe ai mund të mos ketë qenë poseduesi i vetëm i tij, kurse në një prononcim në “Top Channel”, ai nënvizoi se veprat mund të jenë vjedhur për t’iu dhuruar zyrtarëve të shtetit dhe biznesmenëve.

Megjithatë, jozyrtarisht mësohet se në mesin e pikturave të gjetura në shtëpinë e Xegës ndodhen edhe disa tablo që vjedhura nga galeria e Korçës.

Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e përgjegjësit aktual të galerisë, Vladimir Topi, por atje nuk u gjet asnjë pikturë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›