E Diel, 1 Nëntor 2026

150.000 votues për herë të parë, asnjë i ri në parlament

youthvoteNga Rigels Xhemollari

150.000 maturantë votojnë për herë të parë në Shqipëri dhe asnjë përfaqësues i tyre nuk ndodhet në listat e partive të vjetra, megjithëse ligji dhe Kushtetuta e lejon.

Sot paradite ambasadorja gjermane me të drejtë u tha 18- vjeçarëve : Votoni, por për kë do të votojnë këta të rinj?

Kjo pyetje ka vetëm një përgjigje: Sot 70- vjeçarët dhe ish-komunistët kanë marrë në dorë fatin e të rinjve shqiptarë. Kryeministri nuk ngopet me kaq, ai kërkon dhe votën e 16- vjeçarëve për të shtuar eliksirin e pushtetit të tij.

Problemi dhe paradoksi më i madh që ka rinia shqiptare është ai i mospërfaqësimit në proporcion me numrin e votave që posedon.  Pjesa më e madhe e votuesve i përket rinisë, ndërsa pjesa më e madhe e përfaqësuesve të tyre ende nuk dinë të përdorin internetin dhe nuk njohin në thelb problematikat e të rinjve.

Kjo krijon mungesën e përfaqësimit të të rinjve në politikë dhe njëkohësisht krijon tek ata opinionin se politika është për të mëdhenjtë se politika është e vështirë se politika nuk ka të bëjë me ta.

Jo dhe jo, të rinjtë e sotëm nuk duhet ti kthejnë shpinën politikës ata duhet të reagojnë dhe të çojnë zërin e tyre në parlament.

Gjej rastin të përgëzoj ato subjekte politike që e kanë marrë parasysh këtë fakt dhe të denoncoj ato subjekte që kanë përbaltur e përdorur, e vazhdojnë ta bëjnë, shtresën më të rëndësishme të kombit, rininë.

Një gjë duket qartë dhe e them me keqardhje që parlamenti i ardhshëm do ti gjejë të rinjtë më të papërfaqësuar se kurrë!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›