16 kadetë të Qendrës për Siguri janë shtrirë në spital

Gjashtëmbëdhjetë kadetë nga Qendra Kosovare për Siguri Publike, në Vushtri, janë helmuar nga ushqimi.
Burimet e Indeksonline brenda kësaj Qendre, bëjnë të ditur që 15 kadetë të rinj janë shtrirë duke marrë ndihmën e parë në emergjencë të Vushtrisë, ndërsa një person nga gjendja e rëndë shëndetësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Ndërkaq gjendja shëndetësore e 16 kadetëve është e stabile për momentin, por ata vazhdojnë të jenë nën kujdesin intensiv të repartit të emergjencës.
Arsyejet e helmimit thuhet se janë nga kequshqyerja, mosmirëmbatja e pastërtisë në kuzhinën e kësaj qendre.
Indeksonline ka mësuar edhe se lidhur me kequshqyerjen e kadetëve janë bërë shumë raporte që dëshmojnë lidhur me ankesat në këtë Qendër./J.B.//Indeksonline/