Berluskonit shtatë vjet burg

Gjykata në Milano ka vendosur sot që ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni të shkoi në burg për shtatë vjet. Arsyetimi i këtij vendimi ishte se Berluskoni ka përdorur prostituta në moshë minore, mirëpo deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi ekzistojnë edhe dy nivele të apelit.
Dënimi ka ardhur si verdikt i “rastit Ruby”, proces gjyësor ky që e morri këtë emër në bazë të prostitutës marokene, Karim El-Maruge. Ish kryeministri 76 vjeçar akuzohet se ka qenë i përfshirë në prostituim të vajzave nën 18 vjeç përgjatë ndejave të njohura me emrin “bunga bunga” që janë mbajtur në villen e tij. Berluskoni është dënuar edhe për abuzim të detyrës zyrtare pasi është munduar që t’i fsheh këto festa dhe ato që kanë ndodhur aty.
Dënimi nuk ka përfunduar me kaq pasi politikani djathtist italian nuk do ketë më të drejtë të merret me politikë përgjatë gjithë jetës së tij.
Silvio Berluskoni është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me marokenen, “Ruby” gjatë kohës sa ajo ende nuk i kishte mbushur 18 vjeç për çka ajo ka marrë dhurata dhe para.
Të dy, Berluskoni dhe “Ruby” e kanë mohuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale
Procesi gjyqësor ka filluar në Prill të vitit 2011.
Karriera politike e Belruskonit ka zgjatur dy dekada ndërsa tash nuk ka asnjë pozitë në qeverinë aktuale të Italisë. Sidoqoftë, ai mbetët një person me ndikim për shkak të koalicionit qeveritar të formuar pas zgjedhjeve që janë mbajtur në shkurt të këtij viti ku nuk doli asnjë parti politike si fitues i qartë./Indeksonline/