16 muaj burg për një burrë që rrahu ish-gruan. Donte ti merrte vajzën
—-Nga Arisa Liço—-
Tiranë- Burrat shqiptarë mendojnë se ka të drejta ndaj grave të tyre, edhe për të ushtruar dhunë. Por ata mendojnë se e kanë këtë të drejtë edhe pas divorcit, kur ajo është thjeshtë ish-bashkëshortja dhe një grua e lirë.
Shtetasit A.B dhe R.B pas një martese 3-vjeçare nga e cila kanë lindur edhe një vajzë, vendosin të divocohen. Sipas vendimit të gjykatës, më datën 09.10.2012 31-vjeçari i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i thënë që të shkonte të merrte vajzën në apartamentin e tij pasi po qante dhe kërkonte të ëmën.
R.B. kur ka arritur tek apartamenti i bashkëshortit të saj në Vorë ka vënë re se ai po zbriste shkallët e pallatit pa vajzën ndërsa i është drejtuar duke e pyetur nëse do tja linte vajzën në kujdestari atij. R.B duke parë gjendjen e inatosur të bashkëshortit dhe e frikësuar se mos bënte ndonjë veprim i ka thënë atij që vajzën do t’ia linte në kujdestari. Në këtë moment 31-vjeçari i është afruar dhe e ka goditur me grushta në fytyrë dhe kur ajo ka rënë në tokë e ka goditur me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë në hyrjen e pallatit në rrugë dhe më pas është larguar në drejtim të shtëpisë së saj. Fqinjët që kanë dëgjuar ulërimat e gruas, kur kanë dalë jashtë e kanë parë të shtrirë në tokë dhe i dhënë ndihmën e parë.
Por vetë i padituri gjatë hetimeve paraprake ka deklaruar se gruaja e tij ka qenë ajo që ka vajtur poshtë pallatit dhe ka filluar ta ofendojë dhe ai vetëm e ka shtyrë duke e rrëzuar për tokë në mënyrë që ajo të mos përdorte më fjale fyese dhe nuk ka pranuar faktin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij apo se ka kërcënuar familjen e saj.
Gjykata vendosi dënimin e 31-vjeçarit A.B me 16 muaj burg.