Skënderbeu skualifikohet nga Champions-i, fitoi 3-2 në Qemal Stafa
Ekipi i Skënderbeut është eliminuar nga Champions League mbrëmjen e djeshme përballë Shakhtarit në Qemal Stafa. Në 30 minutat e para ekipi korçar bëri të harrohej humbja 3-0 në ndeshjen e parë.
Tomiç dhe dy herë Shkëmbi arrijnë të zerojnë disavantazhin dhe të elektrizojnë stadiumin me 5 mijë tifiozë. Por për fatin e keq në fund të pjesës së parë, Shakhtari shënon gol duke e çuar rezultatin në 3-1.
Pejic lë skuadrën me 10 lojtarë, pas një nervozizmi të shprehur në fushën e lojës. Kundërshtari përfiton nga situara dhe shënon edhe golin e dytë në minutën e 66 të ndeshjes.
Skëndërbeu dhuroi emocione të forta gjatë ndeshjes. Ekipi korçar do të presë shortin për të mësuar se me kë do të luajë në fazën play off të kompeticionit të Europa League.