E Diel, 1 Nëntor 2026

16-vjeçari shpenzon 42 000 euro me kartën e kreditit të babait!

TOKIO- Një japonez, i ri në moshë, ka shpenzuar 42 000 euro në lokalet e natës me kartën e kreditit të babait, njoftoi një gjykatë.

"I shoqëruar nga një mik, djali i ri 16 vjeç, me kartën e babait, kishte paguar uiski dhe shampanjë në lokale të ndryshme të natës duke përfshirë edhe një shishe me një vlerë prej 2 900 euro", theksuan burime mediatike vendase.

Djali, emri i të cilit nuk u zbulua për shkak të moshës së tij të re, u ftua për të pirë në shoqërinë e vajzave të bukura.

Kur ai mori një faturë me një vlerë prej 42 000 euro, babai refuzoi ta paguante dhe çështja iu besua drejtësisë.
Së fundi, një gjykatë në Kioto njoftoi se zotëruesi i kartës do të paguante vetëm 6 000 euro.
Gjyqtarët theksuan se përgjegjësia ishte e pronarëve të lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë, të cilët duhet të kishin qenë më të kujdesshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›