E Shtunë, 31 Tetor 2026

168-vjetori i lindjes se I. Qemalit

Bashkia e Vlorës ka përkujtuar 168-vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit. Në varrin e patriotit janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë nderime në kujtim të ditës së lindjes së tij.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika tha se në prag të 100-vjetorit të pavarësisë i ka bërë një propozim kreut të shtetit që në cdo zyrë shtetërore të mbahet fotografia e Ismail Qemalit.

Edhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Vlorë kanë vendosur kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit, por këtë e kanë bërë një orë pas ceremonisë që organizoi Bashkia e Vlorës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›