E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindje per nje liber te ndaluar

I burgosuri ndodhet qe prej 11 nentorit 1923 ne burg per tradheti te larte perpjekja per puc deshtoi marrshimi nacionalsocialist ne nje salle te komandatures ne Mynih perfundoi me gjakderdhje. Adolf Hitler-i eshte me sa duket ne fund t tij. Ai ka tani kohe per te menduar per te ardhmen dhe shfrytezon kete pushim te detyruar. Perjashta sundon kaos politik ekonomia eshte pertoke papunesia ne rritje ne rruge forcat e majta luftojne me ato te djathta. Republika e Vajmarit ndodhet ne agoni. Aty ku eshte pas hekurave Hitleri formulon vizionin e tij politik. Per pak muaj ai shkruan Mein Kampf Lufta ime nje perzierje e paperpunuar manifesti ideologjik autobiografie dhe copesh te marra nga libra te tjere e pamflete politike. Ai tematizon idete rraciste dhe antisemitiste flet per luften dhe revolucion nacionalsocialist dhe hedh themelet per pretendimet e mevonshme per te marre drejtimin. Libri publikohet vite me vone kur Hitleri ishte serish i lire dhe rikrijoi me besniket e tij partine nacionalsocialiste NSDAP te shperndare tashme ne te kater anet.

Fjalimi i ashper si Bestseller

Deri ne vitin 1933 shiten rreth 300 mije kopje me nje botim te lire popullor me pas libri kthehet ne bestseller dhe botohet ne miliona ekzemplare duke u kthyer ne lexim te detyruar ne cdo familje me pikepamje nacionaliste liber shkolle dhurate shteti per ciftet gjermane qe martoheshin. Historianet ngrene dyshime qe librin ta kene lexuar vertet miliona njerez. Mein Kampf pati sidoqofte sukses ekonomik per partine dhe shtepine e saj botuese dhe Adolf Hitleri pati me te edhe perfitimet e veta personale. Libri mund te lexohej edhe jashte Gjermanise perkthime pati ne frengjisht anglisht spanjisht dhe gjuhe te tjera.

Kur mbaroi Lufta e Dyte Boterore kerkush nuk donte te degjonte me per bestseller-in e Hitlerit.

Miliona kopje u zhduken nga shtepite gjermane ku kishin mbetur si nje trashegimi e turpshme. Por me sa duket jo te gjitha kopjet. Ne Angli pershembull jane gjetur ne vitin 2005 dhe 2009 ekzemplare te nenshkruar me dore te cilat jane nxjerre ne shitje per shume para.

Shpikje

Gjykimi i historianeve eshte prej dekadash shume i qarte. Ata e quajne Mein Kampf irracional te shkruar keq egocentrik pa stil politikisht per faqe te zeze. Nje ere e cuditshme e prishjes godet lexuesin nga te gjitha anet ka thene nje here Joachim C. Fest ne librin e tij per Hitlererin. Mein Kampf eshte perpjekja krejtesisht e deshtuar per te formuluar nje botekuptim. Historiania Brigitte Hamann mendon se menyra e te shkruarit te tij eshte e merzitshme dhe ne nje interviste te shkurter me gazeten Die Zeit ajo thote Hitleri nuk ka krijuar asgje nga vetja e tij. Ai ka kopjuar gjithnje kryesisht nga predikimet politike ekstreme.

Propogande e demshme

Ne Gjermani eshte i ndaluar publikimi i librit. Ai vleresohet si propagande me parrulla armiqesore dhe mjet per nxitjen e urrejtjes ne popull. Me ndalimin kerkohet te pengohet shperdorimi dhe ndikimi politik mbi lexuesit nje argument qe shume vete e shohin si te pakuptimte duke patur parasysh raportet demokratike te forcuara prej kohesh. Historiani britanik Ian Kershaw pati thene nje here se perpjekja per te censuruar lexuesit eshte nje ushtrim i pakuptimte ne kohen e internetit. Ne fakt libri eshte pjeserisht apo komplet ne internet dhe gjendet ne antikuaret brenda dhe jashte Gjermanise. Ne Indi Rusi Turqi apo Kroaci Mein Kampf e gjen ne shume vende.

Kufijte e te drejtes se autorit

Por tani konflikti qe ka shperthyer per nje publikim te librit kesaj here nga nje botuesi Peter McGee i cili ka planifikuar ta botoje Mein Kampf ne serine e tij Deshmitare gazete ka ndeshur ne kufijte e te drejtes gjermane te autorit. Te drejten e manuskriptit te Hitlerit forcat aleate ia kaluan pas luftes qeverise se landit te Bavarise sepse qendra e banimit te Hitlerit deri ne fund ka qene ne Munih. Prona e tij u konfiskua dhe ne te bente pjese edhe e drejta e perdorimit te shkrimeve politike polemike. Qeveria e landit te Bavarise eshte perpjekur deri tani me sukses te pengoje me rruge juridike cdo perpjekje per publikimin e pjeseve te teksteve. Edhe tani ajo ka thene se do te shfrytezoje te gjitha mundesite per te penguar botimin. Sigurisht qe 70 vjet pas vdekjes se autorit te drejtat shuhen. Dhe kjo do te thote se shtate dekada pas vetevrasjes se diktatorit me 1945 Mein Kampf mund te botohet plotesisht.

Aktualisht ka ardhur koha qe nje publik me i gjere te kete mundesine te perballet me tekstet origjinale thote botuesi McGee per revisten gjermane Der Spiegel. Disa mendojne se britaniket nisen vetem nga interesa komerciale.

Publikim shkencor

Libri eshte perpunuar nderkohe shkencerisht. Instituti i Munihut per historine bashkekohore eshte duke pergatitur nje edicion serioz me komentare. Ai do te publikohet para publikimit te librave te tjereve qe kane synime komerciale. Historiania nga Vjena Brigitte Hamann eshte skeptike sa i perket kesaj. Ne kete menyre publikohet nje veper me dhjete volume thote ajo. Keshtu Mein Kampf nderohet me shume se kur u krijua. Nje botim i thjeshte mendon ajo mund te behet nuk eshte e nevojshme qe te behen perpjekje per te shpjeguar gjithe historine e botes ne nje liber. eshtja nese pjese te librit do te shiten ne kioskat gjermane mbetet e diskutueshme. Ministrja per ceshtjet e familjes Kristina Schrder mendon se kjo nuk duhet te ndodhe ne asnje menyre. Per te kuptuar veprat cnjerezore naziste nuk ka pse nevojitet nje gje e tille duke pasur parasysh numrin e madh te vendeve historike ne gjithe Gjermanine.

Dieter Graumann presidenti i Keshillit Qendror te hebrejve ne Gjermani e sheh publikimin e ketij libri me qetesi duke shpresuar qe me leximin e tij te vije edhe zhgenjimi.

Autor Cornelia Rabitz / Aida Cama

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›