17 ditë në grevë, familjarët përplasen me policinë
UPDATE- Familjarë të minatorëve të Bulqizës në mbështetje të minatorëve grevistë kanë bllokuar sot rrugën kombëtare Tiranë- Peshkopi në Qafë-Buall.
Minatorët e Bulqizës janë në ditën e 17-të të grevës së urisë, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje apo zgjidhje që do ti jepte fund grevës së tyre.
Në mëngjesin e ditës së sotme familjarët e minatorëve ashtu siç kishin paralajmëruar kanë bllokuar rrugen kombëtare, ndersa u përplasën me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku këta të fundit ndërhynë për të zhbllokuar rrugën.
Pas disa orësh protestuesit kanë ndërprerë protestën në rrugë për ta vazhduar atë në qytetin e Bulqizës, në sheshin përpara Bashksië së qytetit.
Ata kanë paralajmëruar se nesër në orën 6 mëngjesit do të vazhdojnë protestën në rrugë dukë bllokuar aksin kombëtar Bulqizë- Tiranë.
Miantorët refuzojnë takimin me ACR
Kompania konçesionare ACR u ka propozuar minatorëve të Bulqizës që të takohen sot në orën 11:00 në zyrat e kompanisë në Tiranë, kërkesë që vetëm pak minuta më vonë u hodh poshtë nga minatorët, të cilët kërkojnë që takimi të zhvillohet në Bulqizë.
Në njoftimin e ACR-së thuhej se kompania është e gatshme të takohet me përfaqësuesit e zgjedhur nga Komisioni i Grevës. Kushtet e ACR-së ishin që palët të përbeheshin me nga 5 përfaqësues. Ata theksuan se do të mirëprisnin që në krye të grupit të minatorëve të Bulqizës të ishtë kreu i bashkisë, Roland Keta.
Minatoret pasi kane refuzuar propozimin e ACR-se, kane kercenuar se te tjere minatore do te hyjne ne greve, si dhe do te bllokojne rrugen nacionale ne Qafen e Buallit.
Per te ndermarre te gjitha keto hapa, minatoret bene me dije se do te presin administratorin e ACR-se, Giga Bedineishvili deri sot ne mesdite.
Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.