E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duan vullnet politik

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, Ristani tha se “përzgjedhja e anëtarëve të KQZ-së duhet të parashikohet në kod dhe procedurat për përzgjedhjen e tyre mund të nisin 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend”.

Gjithashtu ai bëri të ditur se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lokale të 8 majit do të publikohet brenda këtij muaji.

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ mori në shqyrtim projekt-vendimin për shpërndarjen e mandateve për këshillin e komunës Shllak, të Qarkut Shkodër, për këshillin e komunës Mollas-Kolonjë, të Korçës si dhe për këshillin e komunës Pishaj të Elbasanit, në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të 8 majit.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 17:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›