E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipëria këtë vit, magjia e turizmit

Rritja e madhe e numrit të turistëve gjatë këtij sezoni dëshmon gjithnjë e më shumë se Shqipëria po bëhet magjia e turizmit. Kështu u shpreh kreyministri, Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ku solli disa të dhëna lidhur me turistët që kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar- gusht.

Kam kënaqësi të informoj qytetarët shqiptarë se nga 1 janari e deri më 8 gusht shtetas të huaj në Shqipëri kanë hyrë  rreth 412 mijë (411 927) më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar- tha kryeministri.

Sipas tij, ata që parashikuan dhe përcaktuan Shqipërinë si destinacionin e parë të planetit, apo Miss Turizmi ata ishin profet, duke shtuar se rritja e këtyre 6 muajve justifikon profecinë e atyre që shpallen Shqipërinë e Bukura e Dheut

Kryeminsitri nuk la pa përmendur edhe mangësitë duke u ndalur tek plehrat si problemi më shqetësues.

Berisha theksoi se Shqipëria duhet të dalë patjetër nga kultura e të hedhurit plehrat kudo përveç në shtëpi dhe lokal, ose ndryshe sipas tij, do të dëmtojmë rëndë një nga burimet kryesore të të ardhurave dhe imazhit të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›