17-vjeçari i pasionuar pas klarinetës, Fabion Rexhepi, pjesë e “Gjallica International Festival”

Fabion Rexhepi është vetëm 17 vjeç. Studion për klarinet në universitetin e Prishtinës në degën e arteve muzikore. Kjo nuk erdhi krejt rastësisht, pasi babai i tij është profesor i muzikës në Prizren dhe ishte pikërisht ai që e shtyu në këtë fushë të artit.
Duke qenë se në qytetin e Kukësit ka mungesë të këtyre degëve të artit për studim, Fabioni iu sugjeron të rinjve të ndjekin çdo degë tjetër që kanë mundësi si brenda në qytet apo jashtë tij.
Fabioni së fundmi, kishte mundësinë të performonte në sheshin e qytetit të Kukësit në aktivitetin Gjallica Inernational mes shumë të pranishmëve të tjerë.
/RTSH/