E Shtunë, 31 Tetor 2026

18 mijë emigrantë janë larguar gjatë 24 orëve të fundit

Bie numri i emigrantëve të cilët lënë vendin për festat e fundvitit. Një fakt të tillë e tregojnë shifrat e reja të komunikuara nga departamenti i Kufirit dhe Migracionit. Sipas tyre, gjatë 24 orëve të fundit, fluksi i përgjithshëm i lëvizjes në të gjitha pikat e kalimit kufitar rezulton të jetë 25.421 persona.

Raportimi tregon edhe se gjatë ditëve të fundit vihet re një rritje e fluksit të lëvizjes në dalje, ku vetëm gjatë 24-orëshit të fundit numërohen 18.528 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›