E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër / Situata e vështirë, rruga nacionale e bllokuar

Vijon të mbetet problematike situata në qarkun e Shkodrës, ku në periferi të qytetit vijojnë përmbytjet. Korrespondenti i "Ora News" në Shkodër informon gjithashtu se rruga nacionale Shkodër-Tiranë vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit. Rruga është e bllokuar në harkun e Bërdicës nga shkarkimet e ujit në HEC-et. Ky aks është i kalueshëm vetëm nga mjetet e mëdha. Ndërkohë
qarkullimi kryehet nga një rrugë tjetër, përmes Gurit të Zi, pas orientimit nga vetë policia për nga kjo rrugë dytësore .
Të përmbytyra vijojnë të mbeten lagjet "Ajasem" dhe "Bahçallëk".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›