E Diel, 1 Nëntor 2026

18 shkurti shënon fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit

KAJRO, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Arabia Saudite dhe disa vende të Gjirit kanë njoftuar se 18 shkurti shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe fillimin e agjërimit.

Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, njoftoi se “hëna e re” ishte parë sot në mbrëmje, duke konfirmuar se dita e parë e Ramazanit do të ishte nesër, më 18 shkurt.

Gjithashtu, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë njoftime të ngjashme.

Fillimi dhe fundi i muajve islamikë përcaktohet nga pamja e gjysmëhënës së re, kështu që mund të ndryshojë në varësi të vendit.

Gjatë Ramazanit, myslimanët e devotshëm përmbahen nga të ngrënit, të pirit dhe të pirit duhan nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Pas perëndimit të diellit, njerëzit tradicionalisht mblidhen për çeljen e agjërimit, të njohur si “iftar”.

Ata gjithashtu e shënojnë muajin duke kryer lutjet e veçanta të mbrëmjes, të njohura si “al-Taraweeh”. //a.,i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›