18-vjeçari Machado firmos për Zurih

Skuadra zvicerane Zyrih bleu nga Juventude sulmuesin brazilian Gabriel Machado. 18-vjecari firmosi një kontratë 1.5 vjet deri në fund të vitit 2009. Në kampionatin brazilian Machado luajti vetëm dy ndeshje nga minuta e parë, por megjithatë i bindi drejtuesit e klubit zviceran për vlerat e tij, pasi bëri një paraqitje të mirë në ndeshjet miqësore kundër FC Vaduz dhe FC Winterthur.