E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moldavi-Shqipëri, më 26 mars

Moldavia mund të jetë kundërshtari i miqësores së rradhës, që Shqipëria do të luajë në datën e lirë të FIFA-s më datë 26 mars të këtij viti. Lajmi jepet nga fshf.org, që thekson: "Pas një komunikimi intensiv, është arritur një akord midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Moldavisë, për të zhvilluar këtë takim miqësore.
Paraprakisht, është vendosur që ndeshja do të luhet në Moldavi, ndërkohë që specialistët e FSHF-së, po punojnë me homolgët e tyre moldavë për hollësitë e tjera të këtij takimi. Ende nuk janë përcaktuar hollësi të tjera në lidhje me këtë ndeshje, por akordi është pothuajse i përfunduar.
Nga ana e tij edhe trajneri Ari Han e ka pritur mjaft mirë këtë ballafaqim, i cili do të jetë edhe ndeshja e parë e tij, në pankinën kuqezi. "Do të jetë një mundësi e mirë për të ndjekur nga afër futbollistët dhe skuadrën. Jam i kënaqur që do të realizohet një ndeshje e tillë", është shprehur trajneri hollandez i Shqipërisë, nga Antalia ku vazhdon zbori përgatitor, me kandidatë për skuadrën përfaqësuese.
Moldavia, është ndeshur dy herë me Shqipërinë në elimnatoret e Kampionatit Evropinan të vitit 1996. Të dyja takimet janë fituar nga skuadra shqiptare, në Tiranë 3-0 dhe në Kishiniev 3-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›