E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kçira: “Pres një ftesë nga Han”

TIRANA -Lekë Kcira,ish-futbollist i Varteksit firmosi një kontratë 6-mujore me Tiranën. "Kam bërë gjënë e duhur", pohoi ai për gazetën sportive "Sport Ekspres". "Unë shprsoj se partneriteti im me Tiranën do të shkojë në mënyrë serioze. Kombëtarja? Po të ishte Baric, gjërat do të ishin më të thjeshta. Megjithatë jam i bindur që, nëse do të bëj më të mirën do të kem edhe një ftesë nga Han", - thotë shqiptaro-kroati, i konsideruar si pasues i denjë e Nevil Dedes. Edhe maqedonasi Sasho Gjoresski firmosi një kontratë 6-mujore, ndërsa në ende në dyshim e provë është sulmuesi brazilian Zhunior Uashington.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›