18-vjetori i Pavarësisë/ Kosova në shesh për ish-krerët e UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë”

Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë nën moton “Drejtësi, jo politikë” dhe “Liri për çlirimtarët”, duke bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarët mbajnë në duar flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj të Shqipërisë.
Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Pjesë në protestë po merr dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar 180 vite burg në total për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, nga 45 vite secili.