´Ambasada e hapur për manifestues të ndjekur penalisht´
Shefi i diplomacisë franceze iu referua deklaratave të punonjëses franko-iraniane të ambasadës, Nazak Afshar, gjatë procesit përkrah pedagoges franceze dhe manifestuesve të tjerë kundër regjimit të zhvilluar të shtunën përpara një gjykate të Teheranit.
"Kjo e fundit deklaroi të shtunën, se nëse manifestues të ndjekur penalisht do të kërkonin strehim në ambasadën e Francës, urdhri ishte të hapeshin dyert", deklaroi Kouchner në "Le Parisien", duke shtuar: "Është një urdhër që dhanë të gjithë evropianët. Kjo është tradita jonë demokratike".
Duke iu rikthyer rastit të Reiss, e burgosur në Iran më 1 korrik për pjesëmarrjen e dyshuar në lëvizjen kundërshtuese që pasoi rizgjedhjen e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, Kouchner përsëriti se akuzat e mbajtura kundër saj "janë plotësisht të pabaza".
Të shtunën, francezja 24 vjeçe, pedagoge në Universitetin e Ispahanit e ka pranuar, sipas agjencisë zyrrtare iraniane Irna se ka marrë pjesë në manifestime dhe se ka hartuar një raport për një institut të pavarur që varet nga ambasada e Francës.
"Këto 'deklarata' ka shumë të ngjarë t'i jenë kërkuar asaj!", kritikoi Kouchner. "Ajo nuk mund të akuzohet për asgjë".