E Diel, 1 Nëntor 2026

´Futbolli përdoret për pastrim parash´

Financial Action Task Force, agjencia ndërkombëtare përgjegjëse për gjurmim të të ardhurave nga krimi tha se kriminelët po shihnin të pastronin paratë duke u tërhequr drejt pronësisë së klubeve, transferim të parave etj.

Financial Action Task Force u krijua nga G7 në 1989 në përgjigje të shqetësimeve në rritje për pastrimin e parave.

Gjatë vitit të kaluar, organizata është fokusuar tek futbolli. Raporti thotë se rritja e rëndësisë ekonomike të futbollit e ka vënë atë në pozitë më delikate përballë kriminelëve.

Rreziku i pastrimit të parave është më i lartë pasi një sasi e madhe parash po kalon në këtë sport që nuk drejtohet si duhet.

Provat e mbledhura sugjerojnë se pronësia e klubeve të futbollit ose lojtarët, tregu i transferimeve, aktivitete për vënie të basteve etj, janë shumë tërheqëse për kriminelët që duan të pastrojnë paratë e tyre.

Studimi ka parë më shumë se 20 vende në gjithë botën përfshirë Meksikën, Francën, Argjentinën dhe Italinë.

Start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›