E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marko Materaci rinovon me ekipin e Interit

Rinovimi i kontratës bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit, ku thuhet se gjithçka është hedhur tej, pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit.
 
“Interi dhe Marko Materaci bëjnë të ditur se me anë të pajtimit të dyanshëm është arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do ta lidhë lojtarin me klubin deri më 30 qershor 2012”, thuhet në deklaratën e klubit.

Sezonin e fundit Materaci arriti të aktivizohej vetëm në 15 ndeshje. Mbrojtësi mbërriti në Milano që në verën e vitit 2001, dhe me ngjyrat e Interit ka arritur të fitojë katër titujt e fundit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›