E Shtunë, 31 Tetor 2026

´Njeriu Merimangë’ ngjitet mbi kullën 88 katëshe

Sipas lajmit të publikuar në gazetën malajziane “The New Straits Times” Alain Robert u ngjit sot herët në mëngjes në kullën numër të dy të Kullave Binjake Petronas pa u vënë re nga forcat e sigurisë.

Abdulsema Mat, një nga autoritet e policisë së Kuala Lampurit tha se ishte në dijeni të ngjarjes por pa dhënë detaje.

Në vitin 2007, Alain Robert kishte arritur të ngjitej deri në aktin e 70 të Kullave Petronas, por u arrestua nga policia. Ndërsa këtë radhë ai arriti të ngjitej deri në majë për të arritur atë që s’bëri dot 2 vjet më parë.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse “Njeriu Merimangë” është arrestuar apo jo.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›