E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, numri i viktimave civilë gjithnjë në rritje

Shifrat e publikuara nga Ministria irakiane e Shëndetësisë tregojnë një rritje të ndjeshme të viktimave në radhët e civilëve, krahasuar me 224 vdekje të dhunshme që u regjistruan në korrik. Shpërthimi i dy kamionëve të mëdhenj të mbushur me eksploziv në Bagdad më 19 gusht, pranë disa ndërtesave qeveritare, shkaktoi 95 të vdekur në ditën më të përgjakshme në Irak gjatë këtij viti. Si rrallëherë më parë, autoritetet e sigurisë në Irak pranuan një pjesë të fajit për mos parandalimin e sulmeve atë ditë.
     
Në prill u shënuan 395 viktima civile, përfshi 105 pelegrinë shitë iranian që u bënë viktimat e një sulmi të al-Kaidës. Por megjithatë, numri i viktimave për shkak të dhunës sektare ndërmjet sunitëve dhe shitëve krahasuar me vitet 2006 dhe 2007 është mjaft i ulët. Për shembull, në gusht të vitit 2007, sipas të dhënave të Ministrisë irakiane të Shëndetësisë, u regjistruan 1773 civilë të vrarë për shkak të dhunës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›