E Diel, 1 Nëntor 2026

Armenia dhe Turqia pranë marrëdhënieve diplomatike

Të dyja palët shprehen sot gatishmërinë për të nënshkruar brenda gjashtë javësh një plan që do t’i japë fund armiqësisë së tyre një shekullore. Armenia dhe Turqia aktualisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike, kufijtë i kanë të mbyllur ndërsa ndajnë një histori shekullore urrejtjeje.
    
Të dy palët deklaruan se do të zhvillojnë konsultime të brendshme politike në vendet e tyre përpara se të nënshkruajnë dy protokolle mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme.
    
"Konsultimet e brendshme politike do të përmbyllen brenda gjashtë javësh, pas të cilave do të nënshkruhen dy protokolle që do t'u paraqiten për miratim parlamenteve respektivë të të dy vendeve", theksuan ministritë e Jashtme të të dy vendeve përmes një deklarate të përbashkët, që u arrit me ndërmjetësimin e Zvicrës.
     
Turqia nuk njeh pretendimet e Armenisë për ekzekutimet gjatë Luftës I Botërore, që është një nga elementët përcaktues të identitetit kombëtar armen, dhe deklaron se të dy palët kanë pësuar viktima gjatë konfliktit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›