184 foto në 3 minuta, aktori thyen rekordin botëror të selfieve

Ylli i Bollywood-it, Akshay Kumar ka thyer Rekordin Botëror Guinness për shumicën e selfieve të realizuara në tre minuta, duke shkrepur 184 foto në total. Kumar i bëri selfie me 184 fansa që u mblodhën në Studios Mehboob në Mumbai, të Indisë.
Ai qëndroi mes dy rreshtave që kishin krijuar fansat e tij, gati për të bërë sa më shumë selfie. Akshay bëri 209 foto gjatë tre minutave, por disa selfie u skualifikuan për shkak të fytyrave të paqarta.
Sipas rregullave të Guinness World Records, të gjitha selfiet duhet të jenë në fokus dhe mjaftueshëm të qarta, në mënyrë që personi që shfaqet në foto të mund të njihet dhe të identifikohet si një pjesëmarrës unik.
Pavarësisht 25 selfie-ve të skualifikuara, Akshay mundi lehtësisht të thyente rekordin, promovonte filmin e tij të ri “Selfiee”.
Rekordi mbahej më parë nga aktori Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock”, i cili arriti të bëjë 105 selfie në tre minuta në premierën e filmit të tij” San Andreas” në Londër në vitin 2015.
/rtsh.al/