E Shtunë, 31 Tetor 2026

19 valixhe dhe një toy boy

Paris Hilton mbetet e pandreqshme. Megjithëse kohët e fundit ishte tërhequr nga festat e shfrenuara dhe flirtet e vazhdueshme, duket se i ka mbetur ndonjë “ves” i vogël.

Bukuroshja ka shkuar këto ditë në Ibiza për pushime bashkë me toy boy e saj, modelin spanjoll River Viiper. Ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram dhe duket e lumtur në krah të 22-vjeçarit. Ndërkohë Paris nuk ka harruar të marrë me vete plot 19 valixhe.

“Kam menduar menjëherë se është burri më i bukur që kisha takuar ndonjëherë. Është i ndershëm dhe i ëmëbl, më mbështet dhe kam besim tek ai. Kur isha adoleshente dilja çdo natë, tani jam e impenjuar me punën dhe nuk kam kohë. Tani nëse shkoj në një festë e bëj sepse më paguajnë ose për të promovuar produktet e mia”, ka thënë kohët e fundit Paris për revistën “Chi”./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›