Portugali merr fund procesi me i gjate kunder pedofilise
Ne Portugali iu dha fund njerit prej proceseve me te medha per krimin e pedofilise ne historine e vendit. Gjykatesit dhane vendimin per 7 te akuzuarit gjashte burra dhe nje grua qe u denuan me burg per abuzimet me dhjetera femije ne vitet lsquo90 duke shfrytezuar Casa Pia nje institucion te administruar nga shteti per te strehuar femijet jetime dhe ata me probleme te renda familjare. Gjashte prej tyre u denuan dhe do te vuajne denime qe shkojne nga gjashte ne 18 vjet burg ndersa e akuzuara e fundit gruaja qe administronte brefotrofin u la e lire.
Mes te akuzuarve ishte edhe prezantuesi televiziv shume i njohur ne Portugali Carlo Cruz dhe ish-ambasadori Jorge Ritto. Te gjithe personat akuzoheshin se kishin ngacmuar seksualisht te pakten 32 femije ne nje strukture te kesaj jetimoreje. Femijet qe kane pesuar dhune tashme jane te rinj me moshe nga 16 ne 22 vjec dhe moren pjese ne proces duke dhene deshmite e tyre mbi dhunen e pesuar ne kantinat e kesaj jetimoreje ne Lisbone ne makina dhe vende te tjera qe i perkisnin jetimores. Thuajse te gjithe femijet kane qene ne gjendje te njihnin dhe tregonin autoret e dhunes se pesuar qe ishin te pranishem ne salle gjate zhvillimit te procesit. Sipas provave te dala gjate ketij procesi te gjate 7-vjecar gjithcka nisi nga nje prej shofereve te automjeteve qe ishin ne pronesine e ketij institucioni. Burri kishte nisur te abuzonte me disa femije dhe brenda pak viteve kishte kryer me dhjetera veprime te tilla. Me vone shoferi kishte nisur tu ofronte personazheve te tjere mundesine per te pasur raporte seksuale me te rinjte qe gjendeshin ne jetimore ne kembim te parave. Carlo Cruz gjithmone i ka refuzuar akuzat duke thene se nuk ka qene ne dijeni. Sipas prezantuesit te njohur emri i tij ka dale ne shesh per shkak te nje hakmarrjeje te thjeshte. Behet fjale per nje prej krimeve me te medha dhe me monstruoze te bere nga drejtesia ne historine e Portugalise deklaroi Cruz. Shume prej viktimave ruajne ne kujtese kujtime te tmerrshme te atyre viteve dhe kane probleme serioze psikosomatike. Nje prej te rinjve ka konfirmuar gjate procesit se eshte bere i pakontrolluar pas tronditjes se pesuar nga dhuna. Rastet e pedofilise ne Casa Pia u verifikuan ne mesin e viteve lsquo70 por deri ne vitin 2002 autoritetet nuk kishin kuptuar asgje. Ky rast u hap pas deklaratave te nje gruaje qe denoncoi dhunen mbi femijen e saj i cili ishte strehuar per nje periudhe kohe ne kete strukture te Lisbones. Institucioni Casa Pia ekziston prej 230 vjetesh ne vend dhe kujdeset per te pakten 4500 femije qe jane shperndare ne dhjetera filiale te tij ne te gjithe Portugaline.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic