Xhamia ne Ground Zero Me mire jo
Nje sondazh i kryer nga New York Times ka marre opinionin e njujorkezeve mbi ndertimin e qendres islamike afer Ground Zero. Zgjedhja e vendit i ka ndare pergjysme banoret e Nju Jorkut. Shume jane pro dhe po kaq te tjere kunder megjithate shumica mendon se xhamia mund te ndertohet por do te jete me mire nese ajo spostohet ne nje vend tjeter. Mes 900 te intervistuarve me shume se 60 per qind tha se kishte degjuar te flitej dhe se kishte lexuar dicka per kete ceshtje. Po ashtu intervista me te detajuara treguan se ky argument ishte ne qender te bisedave te perditshme apo te atyre ne vendin e punes. Keshtu 54 per qind e atyre qe jane kunder i perkisnin Bronx-it ndersa ne Manhattan ne ate qe New York Times e cileson si bastionin e tolerances fetare personat qe jane kunder jane plot 41. Njujorkezet deklaruan se do te donin qe ai te zhvendosej ne nje tjeter vend pasi Ground Zero ka nje rendesi shume te madhe per Ameriken. Po sipas New York Times edhe Presidenti Obama gezon nje popullaritet te madh ne menyren se si e administroi kete ceshtje 32 per qind jane plotesisht pro ndersa 27 per qind kunder. Te pyeturit shprehen opinione te ndryshme se sa larg duhet te jete qendra islamike nga Ground Zero. Ne pergjithesi 67 per qind e te pyeturve deklaruan se edhe pse myslimanet kane te drejte te ndertojne nje qender islamike afer Ground Zero do te ishte me mire te gjenin nje vend tjeter.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic