Çështja bërthamore, Irani: Jemi gati për bisedime
Presidenti amerikan Barak Obama i ka dhënë kohë Iranit deri në shtator për të nisur bisedimet gjashtëpalëshe dhe në këmbim mund të përfitojë tregtinë reciproke, ose do të përballet me sanksione më të ashpra.
"Bisedimet pa kushte paraprake, është kërkesa kryesore e Iranit për bisedimet e çështjes bërthamore', deklaroi Ali Asghar Soltanieh, i dërguari i Iranit në agjencinë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, i cituar nga televizioni shtetëror iranian.
"Soltanieh njoftoi gatishmërinë e Iranit për të marrë pjesë në çdo negociatë me vendet perëndimore bazuar në respektin reciprok", njoftoi televizioni shtetëror.
Zyrtarët iranianë kanë bërë deklarata të njëjta edhe në të shkuarën, por çrregullimet politike në shtetin islamik, shkaktuar nga kontestimi i zgjedhjeve presidenciale të qershorit, duket se ka shtuar prospektivat për dialog.
Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po ndërton armë bërthamore. Irani, një nga pesë vendet më të mëdha eksportuese të naftës, pretendon se programi bërthamor i shërben për prodhimin e energjisë paqësore dhe vazhdon të këmbëngulë se nuk do ti ndalë aktivitetet bërthamore.