E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet afgane, vëzhguesit paralajmërojnë manipulime

Ekspertët europianë "janë në dijeni të parregullsive në procesin e regjistrimit, sidomos në shpërndarjen e çertifikatave të votimit për gratë", deklaroi zëdhënësi John Clancy për AFP-në.

"Kjo krijon një mundësi për manipulim, por është e rëndësishme të shihet se çfarë do të ndodhë ditën e zgjedhjeve", shtoi ai.

Ai kujtoi se vëzhguesit europianë nuk kanë "mandat për të ndërhyrë në procesin elektoral, por do të bëjnë pyetje dhe do të vëzhgojnë nga afër atë që ndodh", duke shtuar se raporti i tyre do të bëhet publik.

Zgjedhjet presidenciale dhe provinciale do të zhvillohen të enjten në Afganistan.

Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Human Rights Watch u shpreh dje se ato kërcënohen nga abstenimi, dhuna, manipulime dhe frikësimi i zgjedhësve.

"Aktet e dhunës, futja e forcave të sigurisë në qendrat e votimit, paraqitja jo e barabartë në media shtetërore e kandidatëve dhe kushtet e grave janë një burim i veçantë shqetësimi", theksoi Brad Adams, drejtor i organizatës në Azi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›