Çelet sot Festivali Folklorik Kombëtar “Gjirokastra 2009”
Në skenë do të ngjiten mbi 900 bartës të folklorit nga i gjithë vendi. Organizimi i këtij festivali ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë shpirtërore, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve etj., të krijuara prej shekujsh nga populli shqiptar.
Organizatorët e festivalit “Gjirokastra 2009” kanë propozuar që çdo Qark ditën e shfaqjes së grupit të tij të zhvillojë edhe panaire të artizanatit, kostumografisë popullore karakteristike të tij, për një prezantim të të gjitha vlerave kulturore dhe tradicionale nga gjithë territori.
Kjo veprimtari e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare do të zhvillohet në datat 24-29 shtator 2009 në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës në Ditën e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare.