E Enjte, 5 Nëntor 2026

2 superjahte turistike vizitojnë portin e Durrësit

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Në Portin e Durrësit edhe këtë sezon turistik vijon ankorimi i jahteve turistike. Qytet-porti i Durrësit mbetet i preferuar për turizëm, por dhe shërbimet që ofron në çdo sektor.

Dy superjahte janë bregëzuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale të 2 prej kalatave që janë përshtatur për mjetet turistike deri në kthimin e portit aktual në Marinën turistike më të madhe të Mesdheut.

“Moonrise” është superjahti motorik rreth 100m të gjatë, një tjetër kryevepër e prestigjiozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020.

“Moonrise” ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 19.5 nyje. Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë.

Ky superjaht përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe ka një tonazh bruto prej 3945.0 GT.

“Moonrise” aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, shtet i dytë në botë për numrin e superjahteve, me 1408 jahte të regjistruara.

Më herët, në port ndaloi edhe superjahti “Nebula”. Ai ka dy vite që ka nisur lundrimin, ndërsa është jahti i dytë më i madh i ndërtuar nga Astilleros Armon dhe në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, Nebula, renditet në numrin 339. Superjahti ka një rreze prej 15.5 m, një draft 2.75 m dhe një vëllim prej 2,136 GT. Përmban dizajn të jashtëm nga Schwalgien Yacht Design dhe dizajn të brendshëm nga Schwalgien Yacht Design. Ajo që bën Nebula me gjithë këtë hapësirë ​​vendos një standard të ri në industrinë e superjahteve. Sipas APD-së, në terminalin e mallrave gjenerale janë ankoruar 44 jahte turistike në periudhën janar-qershor të këtij viti. 1 nga 11 /k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›