IKMT: Monitorim në zonën Shëngjin-Rana e Hedhun për evidentimin e dëmeve nga zjarri

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Zjarri i rënë javën e kaluar në Shëngjin, Lezhë ka shkaktuar dëme të shumta në pyjet e kësaj zone.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Lezhë, po kryejnë monitorim në zonën Shëngjin-Rana e Hedhun për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i rënë javën e kaluar.
Sipas IKMT-së, aktualisht nuk ka vatra zjarri në këtë zonë.
Zjarri i rënë në Shëngjin u shua pas katër ditësh beteje me flakët. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë mbi 308 efektivë nga Forcat e Armatosura, 30 mjete dhe dy avionë nga Italia.
1 nga 4/k.s/