E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balliu: Bashkia e Tiranës, 788 milionë lekë borxhe nga keqmenaxhimi

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Koordinatori rajonal i Tiranës në PD, Klevis Balliu u shpreh sot se bashkia e Tiranës ka 788 milionë lekë borxhe si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit.

“Bashkia e Tiranës, përveç borxheve që u ka qytetarëve, të cilëve u ka shtuar trafikun, u ka ndotur ajrin, u ka ulur gjelbërimin, u ka rritur kullat dhe betonin është borxhlije e keqe. Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘investime’ me 47%, ndjekur nga ‘të tjera’ 25%, ‘shërbime’ 11%, dhe ‘vendime gjyqësore’ 9%”, tha Balliu.

Sipas tij, “Bashkia e Tiranës, jo vetëm nuk i përgjigjet problemeve të qytetarëve, por në këto 9 vite thyen rekorde në borxhe ndaj palëve të treta, më shume se çdo bashki tjetër”.

Balliu ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e radhës, nesër në oren 11:00, tek bashkia e Tiranës./m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›