E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 të arrestuar përvrasjen e pronarittë lokalit në Durrës

DURRëS- Arrestohen dy persona në Durrës pas vrasjes së pronarit të një lokali, ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar në ambientet e një lokali.

Policia arrestoi sot, Shefqet Spahiun dhe Fatjon Krasniqin, me akuzën për moskallëzim të krimit të ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit.

Ndërkohë, policia vazhdon të komunikojë se ka vënë në dispozicion një shumë prej 500 mijë lekesh të reja për gjetjen e autorit të vrasjes së 53 vjecarit Agim Seci me origjinë nga Tropoja, i cili dispononte lokalin “Diaspora” zonën e plazhit në Durrës.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për humbjen e një celulari, ku mendohet se autori i ngjarjes i identifikuar si Shpëtim Mema ka debatuar me 53-vjecarin pasi kish humbur celularin në lokalin e tij, e në sherr e sipër e ka qëlluar këtë të fundit me armë në bark.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›