Thaçi takon sot nënpresidentin amerikan Biden
PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet pasditen e sotme në Washington me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden. Kështu njoftoi sot Radio Evropa e Lirë, sipas të cilës pas takimit me zotin Biden, kryeministri i Kosovës do të bisedojë dhe do të ketë drekë pune me një numër kongresistësh amerikanë.
Takimi i sotëm Thaçi-Biden zhvillohet vetëm një ditë para publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Opinioni këshillëdhënës i Gjykatës ka qenë edhe dje në qendër të fjalimit të zotit Thaçi në Institutin Amerikan për Paqe.
Kosova do ta respektojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe është e gatshme të përballet me sfidat që do të vijnë pas 22 korrikut, tha në atë takim, Thaçi.
“Jam shumë optimist se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë do të jetë në përputhshmëri me realitetin e Kosovës dhe nuk do të jetë i drejtuar kundër askujt. Mirëpo, çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës, pavarësia e Kosovës mbetet e pakthyeshme dhe liria e popullit tim e përhershme”, deklaroi Thaçi.
Kryeministri kosovar përsëriti gatishmërinë e institucioneve të Prishtinës për bisedime me Serbinë, por dhe vijat e kuqe për këto negociata.
I pyetur nëse do të pranonte Kosova ndryshimin e kufijve në shkëmbim të anëtarësimit në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, Thaçi përsëriti sërish jo.
Thaçi, në vizitën e tij në Uashington, shoqërohet dhe nga ministri i Ekonomisë e Financave, Ahmet Shala.
Delegacioni kosovar është takuar me zëvendëspresidentin për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore si dhe me kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss Kahn.
(d.b/BalkanWeb)