Korcë, 3 në prangapër falsifikim vizash
KORCë- Arrestohen tre persona për falsifikim dokumentash e vizash në qytetin e Korcës. Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit juglindor, sipas së
cilës të arrestuarit janë Kostaq Gjoka 43 vjec, Bujar kuçi 51 vjec dhe 48-vjecarin Arben Gusho.
Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin dokumenta shqiptare dhe viza. Madje sipas policisë ata janë kapur teksa jepnin për një qytetar një vizë të falsifikuar.
Gjatë operacionit të koduar me emrin ‘viza e fundit’, policia ka sekuestruar dokumenta, 3 pasaporta biometrike greke me viza të falsifikuara, celularë dhe një shumë parash. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për të zbardhur nese ka persona të tjerë të përfshirë.
(m.a/News24/BalkanWeb)