2 të plagosur me armë zjarri në kryeqytet, njëri në gjendje të rëndë
Plagosen me armë zjarri dy persona në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në kryeqytet, ku dy persona janë qëlluar disa herë me armë zjarri në ambjentet e një lokali në afërsi të zonës së Kodrave të Liqenit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se njëri nga të plagosurit është biznesmeni, Luzim Koka, pronar i një qëndre tregtare në atë zonë, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike, ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e krimit kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat janë vënë dhe në ndjekje të autorit, i cili dyshohet të jetë një i ri. Paraprakisht raportohet se vrasja ka ardhur pas një sherri në lokal mes dy personave. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.