E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi i LSI, Pollo: Lëvizje amorale, kandidoi në listat e PD

Lëvizje amorale. Kështu e ka përkufizuar revanshin e LSI për të bashkuar votat me PS në njësitë vendore, deputeti demokrat dhe Ministër i ITIK, Genc Pollo. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Pollo i kujtoi ish aleatit bashkëqeverisës se në zgjedhjet vendore ajo kandidoi me lista të përbashkëta me PD, përkundër kësaj ai uroi që edhe mazhorancat e reja të kenë konstruktivitet dhe të mos karakterizohen nga objektivi steril i bllokimit.

Është një lëvizje amorale. Në 2009 LSI kandidoi më vete, sishte në koalicion me PS dhe si kishte premtuar dicka të tillë. Kishte të gjithë të drejtën e botës të bënte koalicion me PD. Në 2011 ka kandiduar bashkë me PD, listat e LSI kanë qenë bashkë me ato të PD dhe partive të tjera në koalicion. Pra kjo mund të merrte epitetin që thotë zoti.Rama, tradhti. Mund të paraqesin vështirësi tek buxhetet, shpresoj se edhe në mazhorancat e reja të ketë konstruktivitet, të mos karakrerizohen nga objektivi steril i bllokimit tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›