E Diel, 1 Nëntor 2026

20 infermiere te rinj nga Shqiperia do te punesohen ne Gjermani

20 infermierë të rinj nga Shqipëria do të punësohen në Gjermani për 18 muaj. Procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes pritet të përfundojnë në fund të muajit qershor ndërsa infermierët që do të përzgjidhen do të kualifikohen në spitalet e Gjermanisë.

Ministria e punës ka hapur procedurat e aplikimit dhe brenda qershorit do të zhvillohen edhe intervistat e aplikuesve me specialistët gjermanë.

Sipas përfaqësuesit të bankës gjermane GTZ punësimi dhekualifikimi i infermierëve në gjermani do të rrisë konkurrencën në tregun shqiptar. Ky projekt pilot do të realizohet në kuadër të memomorandumit të nënshkruar nga ministria e punës që riaktivizon marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane për punësimin e shtetasve shqiptarë në Gjermani, e firmosur në 1992.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›