E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjollet transferojne parate jashte vendit

Qytetarët e Spanjës të alarmuar për gjendjen e sistemit bankar kanë transferuar paratë jashtë vendit dhe kryesisht në vendet e veriut europian. Ritmi i transferateve ka shënuar një rekord të pa arritur që nga viti 1990 kur ka nisur të ruhet edhe kjo statistikë. Të dhënat   zyrtare janë publikuar në të njëjtën ditë kur qeveritë rajonale u zhvlerësuan nga agjencitë e vlerësimit të kreditit për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara dhe paaftësisë për të paguar borxhet. Të dhënat e bankës së Spanjës treguan se 66.2 miliardë euro u transferuan në maj jashtë vendit kundrejt hyrjeve neto 5.4 miliardë euro që u regjistrua në majin e vitit të kaluar. 
Spanja sot konsiderohet vendi në “linjën e zjarrit” të tregjeve për shkak të dobësisë së sistemit bankar dhe borxheve të qeverive rajonale, përmasat e të cilave mund të dëmtojnë fort financat kombëtare dhe të shtyjnë Madridin të kërkojë ndihmë financiare nga partnerët ndërkombëtarë. Ndihma e parë u dha pak ditë më parë kur Komisioni Europian ofroi ndihmë direkete në rikapitalizimin e bankave dhe dha më shumë kohë në realizimin e synimeve të deficitit.  
Lidhur me këto të dhëna, Ministri i Ekonomisë ka komentuar se largimi i kapitalit ka ndodhur përpara se qeveria të shtetëzonte kredituesin e katërt të vendit Bankia”. Ai konfirmoi se tani lufta për eurozonën zhvillohet në Spanjë dhe Itali dhe i ka bërë thirrje Gjermanisë të rregullojë disbalancat në eurozonë të krijuara nga politika liberale monetare në dekadën e fundit dhe nga pakti për rritjen dhe stabilitetin e mbështetur nga Berlini në vitin 2003. “Duhet të rregullojmë ato vendime që kanë favorizuar Gjermaninë dhe gjermania duhet të luajë pjesën e saj”,  është shprehur  ministri duke shtuar se do të ketë një vendim në ditët e ardhshme mbi këtë temë. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›