20 kokteilet më të mira të verës
Nga Pina Colada deri tek kokteilet klasike Bakardi, Mojito e lehtë
Vera po afron. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, nuk do të vonojnë edhe shumë. Ja disa nga koktejet më të mira të verës së vitit 2013, që do tjua zbukurojnë çdo moment.
1 Select 55
Përqindja Alkoolit: 2.4%
Në betejën për dominancën e birrës më të lehtë, Anheuser Busch ka mposhtur konkurencën me produktin e saj Select 55. Me vetëm 55 kalori për 12 oz, kjo kompani prodhoi birrën e artë, më të lehtën në botë. Ajo është krijuar pë të plotësuar rangun e plotë të shijeve të Budweiser Select, me shumë pak kalori. Kështu, ju mund të silleni mirë dhe të kaloni bukur. Select 55 ka shumë ngjashmëri me ujin mineral të përzier me përbërës të pemës Hops. Është një nga pijet alkoolike më të lehta në botë, duke e krahasuar dhe me Gin Tonik dhe Margaritën. Njerëzit janë selektivë në atë që pinë dhe në atë që hanë. Ja pse është krijuar një selektim përbërësish, që ti ndihmojë ata ta shijojnë jetën lehtë.
2 Jose Cuervo, Margarita e Lehtë
Përqindja Alkoolit: 9.95%
Brandi i Tekilës, Jose Cuervo, lideri në inovacionin e koktejleve Margarita, ka prezantuar produktin e tij të gatshëm, Margarita e Lehtë, duke eleminuar nevojën e të paturit shtrydhës në mënyrë që të pregatisni një koktejl. I miksuar në perfeksion, Margarita e Lehtë, ka të njëjtën shije me origjinalin, por me më pak se 100 kalori për pije – 95 kalori për 4 oz nga kjo pije. Duke përmbajtur më pak kalori se pjesa më e madhe e verërave dhe birrave, ky produkt u ofron konsumatorëve një pije me pak kalori dhe të shijshme alkoolike, që mund të shijohet gjatë sezonit të verës. Është pija më e shitur e këtij lloji në botë. Përbërësit e saj përshijnë një kombinim të luleshtrydheve, manaferrës dhe boronicës, por dhe të shalqirit dhe limës.
3 Skinnygirl Sangria
Përqindja Alkoolit: 10.5%
Kumbari i kategorisë së pijeve alkoolike me pak kalori, Bethenny Frankel, prezantues i emisionit Skinnygirl Cocktails, e zgjeroi brandin e pijes margarita, duke përfshirë verë, vodka dhe koktejle të tjera mikse. Prodhuesit e saj krijuan një recetë speciale, për të gjithë ata që preferojnë këtë pije: Sangria, me bazë të saj verën e bardhë, e ëmbëlsuar me nektar natyral agaveje, dhe ka 134 kalori për 5 oz përdorim të saj. Ajo ka ngjyrë të verdhë, në flori; aromë rrushi muskat dhe elementë portokalli; ëmbëlsi mesatare dhe të thartë miksim frutash të freskëta. Shoqërojeni me fruta të freskëta dhe do keni festën në një gotë. Ashtu siç janë shprehur konsumatorët e kësaj pije: E përshtatshme, e lirë dhe një alternativë relativisht e mirë shëndetësore.
4 Mushti i Mollës Michelob Ultra
Përqindja Alkoolit: 4%
Mushti i mollës është konsideruar gjithmonë si një pije tradicionale sezonale, e rëndë dhe e përshtatshme për tu konsumuar në vjeshtë ose dimër dhe pranë zjarrit. Një pije e fermentuar alkoolike, e prodhuar nga lëngu i mollës, ajo është cilësuar si një nga pijet më popullore në botë. Michelob Ultra vendosi të ndryshonte këtë perceptim me prezantimin e produktit të tyre, Musht i Lehtë Molle, një alternativë më pak e ëmbël dhe me më pak kalori se pijet e tjera alkoolike. Me 120 kalori dhe me një shije të lehtë dhe të ëmbël, Mushti i Mollës do të ishte pija më e përshtatshme në shtëpi, e mbajtur në frigorifer, për një barbekju verore. Ajo është zgjedhja perfekte për këdo që dëshiron të balancojë konsumimin e pijes me stilin aktiv të jetesës.
5 Haamonii Shochu
Përqindja Alkoolit: 22%
Shochu është produkt Japonez që i ka fillesat e tij në shek XVI dhe vazhdon të jetë i preferuar edhe në ditët e sotme. Shochu është një pije e distiluar që mund të prodhohet nga elbi, patatja e ëmbël, gruri apo orizi. Ka varietete të shumta të saj, dhe pija në vetvete mund të përshtatet lehtësisht: ajo mund të pihet e nxehtë, e ftohtë, me akull apo dhe shqeto. Haamonii, që në gjuhën japoneze do të thotë Harmoni, është prodhuesi i parë amerikan i Shochu, dhe versioni i tyre ka një shije të këndshme lulesh. Pa gluten dhe sulfite, dhe me më pak kalori se pjesa më e madhe e vodkave (62 kalori për 1.5 oz nga kjo pije), Shochu pretendon që përmes shijes së saj të futet në tregun e pijeve më të mira alkoolike.
6 Likeri Goji
Përqindja Alkoolit: 22%
I konsideruar si një nga frutat me vlerat më të ushqyeshme në tokë, kokrrat Goji janë mbledhur nga murgjit tibetianë dhe janë konsideruar për shumë vite nga vendasit si burim i lumturisë së përjetshme. Goji i siguron këto kokrra legjendare nga luginat e largëta dhe të pandotura të Himalajeve, dhe ekstrakton esencën e frutit në mënyrë që të krijojë likerin më të mirë të çertifikuar. Goji ofrohet në shije të ndryshme me boronicë, qershi dhe kumbull që i japin një shije unike këtij koktejli. Likeri Goji ruan antioksidantët e frutave në një sasi të madhe edhe pas procesit të distilimit. Me 90 kalori për 2 oz nga kjo lloj pije, likeri Goji shfaq shijen e lehtë të tij. Ky prodhohet nga një kompani franceze e angazhuar në prodhimin e pijeve të çertifikuara.
7 Kokteilet klasike Bakardi, Mojito e lehtë
Përqindja Alkoolit: 15%
Për të rikrijuar shijen autentike të Mojitos, kokteilet klasike Bakardi Mojito, kombinojnë shijen e mentes dhe të limës. Mojito e Lehtë është një pije e thjeshtë që shërbehet shumë shpejt, e prezantuar nga marka e njohur e rumit, Bakardi. Me më pak se 95 kalori për 4 oz nga kjo lloj pije, Mojito përbëhet nga sheqer i pastër i marrë nga kallami i sheqerit. Është një kokteil freskues që përfaqëson denjësisht shijen prej menteje origjinale, duke mos ju lënë përdoruesve të saj shijen e rreme të sheqerit, që përmbajnë pijet e tjera alkoolike. Udhëzimet që ofron Bakardi për këtë pije: Hidhni pijen në një gotë të gjatë të mbushur plot me akull. Vendosini limë dhe mente. Dhe në fund, Shijojeni.
8 Voli Vodka
Përqindja Alkoolit: 30%
Voli pozicionohet si një nga vodkat e para në botë që ka patur më pak kalori se pijet e tjera të markave më të njohura 25% deri në 40% më pak kalori. Përdorimi i 1.5 oz nga kjo lloj pije kishte përafërsisht 80 kalori. Produkt organik, i prodhuar nga grurë francez, Voli ka elektrolizë hidratuese. Substanca bazë origjinale e kësaj pije, përzihet me produkte të tjera si Vanilje me Pjeshkë, Mjedër dhe Kakao, dhe shija e fundit Arrë Kokosi dhe Mango. Përbërësit natyral të Voli Vodka kombinohen për të dhënë shijen perfekte të frutave natyrale dhe alkoolit. Këto versione të ndryshme me shije frutash i japin një shije të veçantë pijes, pa lënë në fund një shije të hidhur apo shumë të ëmbël. Kjo lloj pije mund të përzihet gjithashtu në kokteil me tonik ose soda.
9. Royal Blush
Royal Blush është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës. Krijuesi i saj, Eben Friman, e ka krijuar të tillë që kur ajo të derdhet nga shishja në gotë të kthehet nga jeshile në rozë. Për tu shërbyer mund të miksohet me verë të gazuar, vodka, lëng limoni, shurup, ose mund të zbukurohet me mente për ti dhënë ndjesinë e freskisë.
10. Mojito
Mojito është bërë një nga koktejet më të preferuara të kohëve të fundit falë shijes së mentes dhe limonit të freskët, një kënaqësi e vërtetë për turmat e tërbuara të festave të verës.
11. Pina Colada
Pina Colada, e famshmja dhe e pël