Divjaka në festë, hapet zyrtarisht sezoni turistik
Divjakë- Divjaka nën një atmosferë festive ka çelur mbrëmë sezonin turistik 2013.
Krerë të pushtetit lokal, por edhe deputetë të Partisë Socialiste, kanë qenë të pranishëm për të shijuar ceremoninë.
Kreu i bashkisë, Fredi Kokoneshi, u shpreh se Divjaka ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit, duke shtuar se qeveria e ka lënë pas dore prej vitesh këtë zonë.
I pranishëm ishte edhe deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili ka thënë se ai do të jetë zëri i Divjakës në Parlament, ku do të të promovojë vlerat e saj. Edhe Braçe u shpreh se qeveria ka dështuar me zhvillimin e turizmit në këtë zonë.