E Diel, 1 Nëntor 2026

20 mijë vetë homazhe për Jackson

Këto homazhe publike, destinuar përkujtimit të jetës së Michael Jackson, mbretit të popit, do të nisin në orën 10:00, thuhet në një komunikatë të agjencisë së marrëdhënieve publike Sunshine, ''Sachs & Associates'', që përfaqëson familjen Jackson.

''Janë shpërndarë rreth 11 mijë bileta falas për publikun për të marrë pjesë në homazhe'', nënvizohet në komunikatë.

Salla e ''Staples Center'', ku u zhvilluan provat e koncerteve që do të zhvillonte Michael Jackson në Londër duke nisur nga 13 korriku, numëron 20 000 vende.

Detajet për zhvillimin e homazheve do të saktësohen sot në një konferencë shtypi të përfaqësuesve të AEG-s, promotor i koncerteve londineze dhe pronar i ''Staples Center''.

Michael Jackson vdiq më 25 qershor në Los Anxheles, në një shtëpi që kishte marrë me qira në Holmby Hills, jo larg nga Beverly Hills.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›