E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, konsulta për kryeministrin e ri

Mesiç theksoi se do t'ia japë mandatin një politikani, i cili ka mbështetjen e shumicës në parlamentin kroat. Mesiç nuk komentoi kompetencat e zëvendëskryeministres, Jadranka Kosor për marrjen e funksionit të kryeministres.

Kosor është propozuar nga Ivo Sanader, i cili pardje dha dorëheqjen, për marrjen e postit të kryministrit.

Më 1 korrik, kryeministri kroat, Ivo Sanader dha dorëheqjen nga funksioni i shefit të qeverisë dhe lider i Partisë Demokratike Kroate qeveritare (HDZ). Si motiv për dorëheqjen ai theksoi shkaqe personale duke shtuar se nuk bëhet fjalë për sëmundje ose largim nga problemet.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›