E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:Do duhen muaj për daljen nga kriza

Presidenti Obama u shpreh se do të duhen muaj për të dalë nga kriza ekonomike. Ai i bëri komentet pas publikimit të informacioneve të reja që tregojnë se papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti nivelin më të lartë në 26 vjetët e fundit. Të dhënat e publikuara dje nga Departamenti amerikan i Punës tregojnë se në muajin qershor ekonomia amerikane humbi 467 mijë vende pune. Gjithashtu se gjatë muajit qershor në të gjithë vendin pati 14,7 milion të papunë, një e treta e të cilëve pa punë prej të paktën 6 muajsh. Kjo e çon nivelin e papunësisë në vend në 9,5 për qind. Në Evropë, papunësia në muajin maj arriti një rekord 10 vjeçar prej 9,5 për qind.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë qeveri europiane kanë injektuar miliarda dollarë në ekonomitë e tyre për të frenuar këtë prirje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›