20 udhërrëfyes lokalë në Korçë, të rinjtë certifikohen pas 4 muajsh trajnim

20 udhërrëfyes lokalë janë certifikuar në Korçë pas përfundimit të një kursi profesional i cili u bë i mundur pas bashkëpunimit të Këshillit të Qarkut dhe Universitetit Fan Noli.
Pas 4 muajsh trajnimi teorik dhe praktik, guidat tashmë do të licensohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe janë gati për të ofruar shërbime turistike në rajon.
Në përfundim të këtij kursi është organizuar edhe një konkurs mes studentëve për të gjetur produktin më të mirë turistik të ideuar prej tyre, ndërsa tre më të mirët do të marrin pjesë edhe në një panair ndërkombëtar për të prezantuar qarkun e Korçës.
Ky projekt, i realizuar për herë të parë do të sjellë oferta dhe produkte të reja turistike, duke fuqizuar zhvillimin e turizmit rajonal.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/