E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Obot uji në tokat bujqësore ka arritur në 40 cm, zhbllokohet aksi Qafë Thore–Theth pasi ishte bllokuar nga ortekët

Në territorin e Bashkia Shkodër, situata vijon të mbetet problematike në fshatin Obot, ku niveli i ujit ka arritur rreth 40 cm. Edhe pse nuk konstatohet zgjerim i sipërfaqeve të tokave bujqësore të përmbytura, prania e ujit vijon të krijojë vështirësi për banorët e zonës. Në mbështetje të komunitetit, në gatishmëri janë 6 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet me kalueshmëri të lartë, për të ndërhyrë në rast nevoje.

Ndërkohë, në territorin e Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, pa raportime për emergjenca apo problematika të tjera.

Sa i përket akseve rrugore është bërë e mundur zhbllokimi i zonës së bllokuar nga ortekët. Megjithatë, problematika vijon në segmentin Qafë Thore – Theth, ku strukturat përgjegjëse po punojnë për pastrimin e plotë të rrugës, kriposjen dhe zgjerimin e pjesës së kalueshme. Ka nisur lëvizja e mjeteve nga Thethi drejt Bogës, por aksi mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të rrezikut nga reshjet dhe ngricat.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, vijon monitorimin në terren për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përkeqësime të mundshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›